Lajme
DOKUMENT | Gërvalla e Peci e bëjnë MPJD-në “çerdhe” të punësimit, i rehatojnë aty dy ish-këshilltare të tyre
Demokracia
13:34 | 04 Nëntor 2023

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me bashkëkryetarin e saj në Guxo, Faton Peci, që njëherësh është Ministër i Bujqësisë, kanë filluar t’i rehatojnë njerëzit e tyre në vende pune të përhershme. 

Së fundmi, dy bashkëkryetarët e GUXO-s, i kanë rehatuar në MPJD dy ish-këshilltare të tyre.

Marigona Vrajolli, ish-këshilltare e Gërvallës dhe Saranda Stublla, deri më tani këshilltare e Pecit, janë  punësuar në këtë ministri, ndonëse me ligj parashihet që pa kaluar dy vjet nuk mund të punësoheshin në shërbimin civil.

Ato janë punësuar së fundmi në grupin “Specialiste e Përgjithshme e Shkencave Politike”, për pozitën zyrtare e misionit diplomatik.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për punësimin e tyre në shërbimin diplomatik.

Vrajolli mësohet se edhe më herët ka qenë praktikante në Zyrën për Komunikim në MPJD.

Për dallim nga Vrajolli, Stublla nuk i fsheh në rrjetet sociale aktivitetet e saj lidhur me GUXO.

Ajo vazhdimisht poston aktivitetet e ministrit Peci. /Demokracia.com/

Të ngjashme