Lajme
DOKUMENT| Filigran e qeramikë, zyra e Vjosa Osmanit i shpenzon 14 mijë euro në dhurata
Demokracia
10:30 | 21 Qershor 2022

Share:

Blerja e disa dhuratave protokollare, Presidencës së Kosovës i ka kushtuar fiks 14 mijë euro. Tenderi për këtë furnizim është ndarë në dy loto. Fituese janë shpallur “Shpresa Dedinja B.I” me 9 mijë e 840 euro dhe “Laura Sllamniku Kryeziu B.I”, me 3 mijë e 990 euro.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë gati dhuratat për mysafirët që do t’i pres e përcjell në zyre.

Këto dhurata të punuara me filigran dhe qeramikë do të paguhen nga buxheti i shtetit gjithsej 14 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Presidentes që e ka shpall tenderin për blerje të tyre, ka vendosur që atë ta ndajë në dy loto.

Loto e parë në vlerë prej 9 mijë e 840 euro i është besuar “Shpresa Dedinja B.I”.

Kurse, loto e dytë i është dhënë “Laura Sllamniku Kryeziu B.I”, me 3 mijë e 990 euro.

“Lot 1 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime prej filigranit. Vlera e përgjithshme e kontratës 9 840,78 EURO. Shpresa Dedinja B.I. Lot 2 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime nga qeramika Laura Sllamniku Kryeziu B.I.. Vlera e përgjithshme e kontratës 3 990,00”, thuhet në njoftimin e shpallur, shkruan Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar se disa nga dhuratat e lotos së parë janë harta filigran, penda filigran dhe harta e Kosovës në filigran.

“1. Harta filigran dim 320mmx320mmx65mm. 2. Furnizim me Hartën e Kosovës në filigran me kuti plishi me llogo të ZPRK-ës. 3. Penda filigran dim 270mmx42mmx65mm 4. Shën Tereza ne panel druri.  Dimensionet (20×13.5×5) cm. Pesha 800gr. 5. Kuti plishi me dim 21x21x6 cm. 6. Punime prej filigranit  ne dimensione te ndryshme me kuti plishi”.

Kurse, dhuratat e lotos së dytë që janë nga qeramika, kryesisht janë punime artistike.

“1. Qeramike artistike me dimenzione 35x40cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës.2. Qeramike artistike me dimenzione 30x30cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës. 3. Qeramike artistike me dimenzione 25x25cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës”.

Kontrata mes dy fituesve dhe Presidencës së Kosovës do të nënshkruhet sot. /Demokracia.com/

Të ngjashme