Lajme
DOKUMENT| Elbert Krasniqi jep tender për larjen e veturave
Demokracia
11:14 | 15 Maj 2023

Share:

Veturat që përdoren nga punonjësit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), së shpejti do të dalin në rrugë të pastra. Kjo pasi kjo ministri tashmë ka dhënë një tender për pastrimin e tyre.

Ministria e udhëhequr nga Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë, “Shërbimi i pastrimit të veturave zyrtare të MAPL-së”.

Për larjen e këtyre veturave është dhënë edhe një tender në vlerë të 1 mijë e 62 eurove, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani.

Për pastrimin e veturave të MPAL-së është përzgjedhur kompania “AJANI & ADAMI SH.P.K”.

Lloji i veturave të cilat do të pastrohen janë, Peugeot 508, Reno Megane, Hyndai Accent, Dacia Sandero, Passat 3c, Peugeot 307, Citroen Elyse, Land Rower.

Është kërkuar që veturat të pastrohen komplet (brenda dhe jashtë) 250 herë, pastrimi vetëm jashtë (me shkumë) 50 herë dhe pastrimi gjeneral 8 herë. /Demokracia.com//

 

Të ngjashme