Lajme
DOKUMENT | Donika Gërvalla nuk heq dorë nga luksi, nënshkruhet kontrata për blerjen e telefonave dhe televizorëve
Demokracia
20:53 | 11 Prill 2023

Share:

Tenderi për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celularë”, i shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është mbyllur me sukses. Tashmë është zgjedhur kompania fituese dhe kontrata që peshon hiç më pak se 4 mijë e 347 euro do të nënshkruhet nesër.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Donika Gërvalla, ka vendosur që ta çojë deri në fund blerjen e telefonave dhe TV-ve.

Ky institucion nuk ka hequr dorë nga shpenzimi i parave në luks, shkruan Demokracia.com.

Tenderi që ishte shpallur në muajin e kaluar për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celularë”, është mbyllur me sukses.

Tashmë është shpallur edhe kompania fituese dhe kontrata do të nënshkruhet nesër.

“Furnizim me Smart TV dhe telefona celularë. Vlera e përgjithshme e kontratës, 4,347.00 euro. Data e dhënies së kontratës, 07.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës, 12.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “INFINITT ”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Siç është bërë me dije, ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla me këto para ka treguar se do të blejë 4 telefonave celularë dhe 3 smart TV.

Ministria ka paraqitur edhe specifikacionet për blerjen e smart TV dhe telefonave.

MPJD po kërkon 3 smart TV me rezolucion 4K Ultr HD (3840*2160).

“Furnizim me Smart TV, 80”, 70”, 65”. Rezolucioni: 4K Ultra HD ( 3840 x 2160 ). Smart TV (webOS ThinQ AI ). Frekuenca: 1600 Hz PMI. Marrësi: DVB-C/T2/S2. 3 x HDMI 2 x USB; Optical. Zëri: 20W. Wi-fi. 4K Upscaler. 4K Active HDR, Quad Core Processor. Brend name. Operatori: ka për obligim të bëj vendosjen”.

Ndërsa për telefona, MPJD ka kërkuar blerjen e modeleve të reja të Samsung me 64 GB dhe 128 GB, ngjyrë të zezë.

“GSM / HSPA / LTE. 164 x 75.9 x 9.7 mm (6.46 x 2.99 x 0.38 in). 221 g (7.80 oz). Glass front, plastic back, plastic frame. Dual SIM (Nano-SIM, dual stand-by) PLS LCD, 90Hz 6.5 inches, 102.0 cm2 (~81.9% screen-to-body ratio). 720 x 1600 pixels, 20:9 ratio (~270 ppi density). Corning Gorilla Glass. Android 11, One UI 3.1. Exynos 850 (8nm). Octa-core (4×2.0 GHz Cortex-A55 & 4×2.0 GHz Cortex-A55) Fast charging 15Ë Black. 1.19 Ë/kg (head’.

Demokracia.com kishte raportuar gjatë muajit mars se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Donika Gërvalla, kishte shpallur tenderë për blerjen e telefonave celularë dhe smart TV.

DOKUMENT| S’e ndal luksin, Ministria e Donika Gërvallës ndan rreth 6 mijë euro për telefona të modelit të ri dhe smart TV – Demokracia

Atë kohë, MPJD kishte planifikuar për këtë blerje 5 mijë e 760 euro.

Në një deklarim për media, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës pati thënë se furnizimi me këto pajisje është për ‘nevoja të domosdoshme të ministrisë’.

“Ju njoftojmë se kontrata për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celularë”, është pjesë e planit vjetor të prokurimit brenda MPJD-së. Furnizimi me këto pajisje është për nevoja të domosdoshme të ministrisë. Smart TV janë për sallat e trajnimeve, një telefon është për Divizionin për Komunikim Publik, ndërsa tjerat për nevojat e  Divizionit të Emergjencave dhe Certifikuesin”. /Demokracia.com/

Të ngjashme