Lajme
DOKUMENT| Dhuratat e çmuara të Vjosa Osmanit, Presidenca shpenzon 18 mijë euro në filigran e qeramikë
Demokracia
13:00 | 27 Mars 2023

Share:

Blerja e disa dhuratave protokollare, Presidencës së Kosovës do t’i kushtojë 18 mijë euro.  Tenderi për këtë furnizim është ndarë në dy loto, dhe behët e ditur se Presidenca do të blejë punime prej filigranit dhe punime nga qeramika.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë gati dhuratat për mysafirët që do t’i pres e përcjell në zyre.

Këto dhurata të punuara me filigran dhe qeramikë do të paguhen nga buxheti i shtetit gjithsej 18 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Presidentes që e ka shpall tenderin për blerje të tyre, ka vendosur që atë ta ndajë në dy loto.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 18,000.00 euro.  Lot 1 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime prej filigranit dhe Lot 2 Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime nga qeramika.  Mostrat duhet te dorëzohen deri me date 14.04.2023 para orës 14:00  tek Zyra e Presidentes se Republikës se Kosovës”.

Në dosjen e tenderit është treguar se me 18 mijë euro e planifikuara të blihen disa lloje të hartave, korniza, penda filigrani dhe qeramika artistike.

“Harta filigran: dim: 320mmx320mmx65mm    -Sasia 8 cope. Harta Kosovës me dimensione 320mmx320mmx65mm nga argjendi me punim filigran,  dhe ne mes e mbushur me gurë te zi te Trepçës, e vendosur ne kornize. Brendësia e kornizës te jetë plish i zi. Korniza e drurit me ngjyre sivër dhe e zeze. Produkti vendoset ne kuti plishi  me ngjyre te kaltër te mbyllur”, thuhet në këtë njoftim.

Presidenca ka bërë me dije se për ketë produkt kërkohet mostër.

“Furnizim me Hartën e Kosovës ne filigran me kuti plishi. Sasia 20 cope. Përshkrimi: Kornizë druri me ngjyrë argjendi me dim: 19x19cm me thellësi 3cm me paspapur plishi ngjyrë e kaltër e erret-teget. Ne mes vendoset harta e Kosovës punim filigran argjendi me dim:11,5x10cm , ku ne mes te hartës vendoset po e njëjta hartë me dim: 7×6 cm  me gur te Trepçës. Korniza gjithashtu te ketë kuti plishi nga brenda dhe jashtë  dhe te ketë tërheqëse nga sateni . Gjithashtu thellësia 6cm”.

Kurse, penda filigrani është thënë se duhet të jenë i vendosur në kuti plishi me ngjyre të kaltër të mbyllur.

“Penda filigran: dim: 270mmx42mmx65mm   -8 cope. Penda nga argjendi me punim filigran, e vendosur ne kornize. Brendësia e kornizës te jetë plish i zi. Korniza e drurit me ngjyre sivër dhe e zeze. Produkti vendoset ne kuti plishi me ngjyre te kaltër te mbyllur. Për ketë produkt kërkohet mostër”.

Janë porositur edhe 40 copë kuti plishi speciale për medalje.

“Me hapje me mentesh dhe shirit ngjyrë ari. Pjesa e brendshme me fole plishi dhe mbajtëse plishi me lidhëse qe e mundëson mbajtjen vertikale të dhuratës”.

Derisa, dhuratat me punime nga qeramika është thënë se  duhet të jetë vepra artistike dhe të punuara me dorë.

“Qeramike artistike  me dimensione 35x40cm . Vepra artistike te modeluara dhe te trajtuara me dore. • Balta(argjila profesionale) – e cila mundëson kualitetin më të lartë. • Qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj kohës dhe faktorëve te jashtëm – (Historikisht punimet e gjetura me balte te pjekur konsiderohen Artefakte). • Ngjyra profesionale, glazura dhe okside metali – të vetmet ngjyra profesionale te dedikuara për qeramikë artistike që mundëson efektet vizuale të punimeve. • Pjekja – speciale në furra që mundësojnë realizimin e teknikave të ndryshme të cilat kërkojnë cikle afatgjate në temperatura të larta deri në 1280°C.(deri ne 3 pjekje varësisht nga teknika.)  sasia 10. Produkti vendoset ne kuti plishi  me llogo të ZPRK-ës”.

Edhe tek dhuratat me qeramike është kërkuar që produkti duhet të  vendoset në kuti plishi  me llogo të ZPRK-ës .

“Qeramike artistike  me dimensione 25x25cm. Vepra artistike te modeluara dhe te trajtuara me dore. • Balta(argjila profesionale) – e cila mundëson kualitetin më të lartë. • Qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj kohës dhe faktorëve te jashtëm – (Historikisht punimet e gjetura me balte te pjekur konsiderohen Artefakte). • Ngjyra profesionale, glazura dhe okside metali – të vetmet ngjyra profesionale te dedikuara për qeramikë artistike që mundëson efektet vizuale të punimeve. • Pjekja – speciale në furra që mundësojnë realizimin e teknikave të ndryshme të cilat kërkojnë cikle afatgjate në temperatura të larta deri në 1280°C.(deri ne 3 pjekje varësisht nga teknika.)  sasia 20. Produkti vendoset ne kuti plishi  me llogo të ZPRK-ës”./Demokracia.com/.

Të ngjashme