Lajme
DOKUMENT| “Çlirimtari” merakli i koktejeve, hap tender për organizimin e tyre në shkolla dhe QKMF
Demokracia
22:38 | 16 Mars 2023

Share:

Komuna e Shtimes ka paraparë organizimin e koktejeve me rastin e festave, për këtë ka hapur edhe tender.

Komuna e udhëhequr nga Qemajl Aliu ka hapur tender për furnizim me ushqim dhe pije me rastin e organizmit, përgatitjes së koktejeve për festa në Komunën e Shtimes, shkruan Demokracia.com.

Për organizimin e këtyre koktejeve komuna ka paraparë shpenzimin e 2 mijë e 475 eurove.

Këto koktej pritet të organizohen nga Drejtoria e Arsimit, shkollat dhe QKMF-ja.

Siç bëhet e ditur në dosjen e publikuar në KRPP, janë paraparë blerja e ushqimeve dhe pijeve të ndryshme për organizimin e koktejeve.

Nga kjo kontratë do të përfitojnë, Drejtoria e Arsimit, QKMF-ja dhe  9 shkolla të kësaj komune. 

Afati për dorëzimin e tenderëve është deri me datë 22.03.2023 në ora 14:00:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme