Qytetarët e Komunës së Shtimes tash e tutje nuk do të mbetën të painformuar, kjo pasi kjo komunë ka nënshkruar kontratë për shërbime të informimit publik.
Komuna e udhëhequr nga Qemjal Aliu, i cili para se ta merrte mandatin pretendonte se do ta “çlironte” Shtime e çliruar, do t’i shpenzojë 2 mijë e 815 euro për njoftime të aktiviteteve të kësaj komune.
Siç bëhet e ditur në KRPP, për këtë tender ka aplikuar vetëm një operator ekonomik dhe ai është shpallur fitues, shkruan Demokracia.com.
Tenderin për informimin e qytetarëve të Shtimes rreth aktiviteteve të kësaj komune e ka fituar radio “Zëri i Shtimes”.
Për këtë tender radio “Zëri i Shtimes” do të përfitoj 2 mijë e 815 euro, derisa në kontratë nuk është bërë e ditur se për sa muaj apo vite është valide kjo kontratë.
Në dosjen e kontratës, komuna ka treguar edhe specifikacionet për shpallje dhe publikime:
Aktivitetet që janë kërkuar nga komuna janë: Njoftime për mbledhje të Kuvendit, njoftime për debate publike, njoftime për fushata senzibiluese për aktivitete të komunale, njoftime për shënimin e 1 Majit, njoftim për shënimin e Ditës së Çlirimit, njoftim për 26 korrikun Ditën e Dëshmorëve të Kombit, njoftim për aktivitete për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, njoftim për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024, njoftim për aktivitetet e 28 Nëntorit, ftesë për mbledhje publike për qytetarët, transmetimi i drejtpërdrejt i seancave të Kuvendit Komunal, njoftime dhe shkresa të ndryshme, njoftime për organizim dhe ngjarje kulturore, lajmërim për debat e qytetarë, njoftim për debatin vjetor me qytetarë. /Demokracia.com/