Lajme
DOKUMENT | BMW-të e Gërvallës po e “sosin” buxhetin, pas 5 mijë eurove për goma i jepin edhe 90 mijë euro për servisim
Demokracia
21:05 | 26 Qershor 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një tender në vlerë 90 mijë euro për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve. Ditë më parë, ky institucion ka dhënë edhe 4 mijë e 799 euro për ndërrimin e gomave. 

Nuk kanë kaluar më shumë se 20 ditë kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë një tender për furnizim me goma për BMW në vlerë 4 mijë e 799 euro.

E pas këtij tenderi tash radhën e ka edhe një tjetër, po ashtu për vetura. Fjala është për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve, shkruan Demokracia.com.

Ky tender që është hapur gjatë ditës së djeshme kap vlerën e 90 mijë eurove.

“Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të MPJD. Vlera e parashikuar e kontratës: 90,000.00 euro.  Grupi 1. Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të MPJD Grupi 2. Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të MPJD-BMW. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 18.07.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Ministria ka treguar edhe disa kushte për kompaninë fituese dhe ka kërkuar që ajo të jetë sa më afër objektit të ministrisë.

“OE duhet të ketë hapësirën e objektit te (servisimeve) min. 200 m2. Kjo hapësirë duhet të jetë e mbyllur dhe e mbrojtur nga ndikimet e faktorëve të jashtëm, siç janë reshjet, era, pluhuri etj, dhe jo më larg se 15 km nga ndërtesa qendrore e MPJD-së, rr. Luan Haradinaj pn, Prishtinë”.

Ky institucion ka renditur edhe disa pika të veçanta se çfarë do të ndërrohet e servisohet nëpër vetura.

o      Servisimi i rregullt përfshin: furnizimin dhe shërbimin e ndërrimit të vajit të motorit, ndërrimin e filterit të vajit, ndërrimin e filterit të naftës, ndërrimin e filterit të ajrit, ndërrimin e filterit të klimës dhe kontrollimin komplet të automjetit.

o      Ndërrimi i vajit të motorit, filtrave, vajit në ndërruesit automatik, pjesëve të automjeteve, duhet të kryhet sipas standardit nga prodhuesi i automjetit, garancioni i vajit, orari i servisimit i rregullt kërkohet të jenë së paku në 7000 km dhe në përputhje me rekomandimet e prodhuesit të automjeteve.

o      Në çmim për çdo pozicion duhet të llogaritet çmimi i pjesës (ÇP) dhe çmimi i shërbimit (ÇSH) për secilin pozicion për furnizim/shërbim/punë që është përshkruar te Pjesa C, Lista e çmimeve – oferta financiare të dosjes së tenderit.

o      Pjesët të cilat montohen në automjetet tona duhet t’i plotësojnë kriteret e prodhuesit të automjetit dhe të jenë origjinal. Garancioni për pjesët që ndrrohen duhet të jetë minimumi 12 muaj.

o      Në çdo fushë të zbrazët te Lista e çmimeve vendosni çmimet, në të kundërtën oferta e juaj nuk do të vlerësohet dhe do të shpallet e papërgjegjshme.

o      Riparimi/ servisimi i automjeteve duhet të kryhet vetëm në servisin me të cilin është nënshkruar kontrata. Nuk lejohet dërgimi i automjetit në ndonjë servis tjetër.

 

Demokracia.com ka raportuar ditë më parë sesi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë një tender për furnizim me goma për BMW. Vlera e këtij tenderi ishte 4 mijë e 799 euro.

DOKUMENT | Me para të shtetit, Donika Gërvalla porositë goma “speciale” për BMW-të

Demokracia.com ka shkruar disa herë për tenderët që janë dhënë për veturat BMW të këtij institucioni.

Madje, në një rast, Demokracia.com ka raportuar sesi Donika Gërvalla, veturat BMW i kishte dërguar në Maqedoninë e Veriut për servisim.

FOTO| Ministria e Gërvallës i çoi BMW-të e famshme për servisim në Maqedoninë e Veriut, jo te djemtë e Isa Mustafës

DOKUMENT| BMW-të e Gërvallës përsëri bëhen për servisim, tash hap tender 50 mijë euro për “mjeshtër” në Kosovë

 

Të ngjashme