Lajme
DOKUMENT| Blerim Reka ende s’ia ka marrë “dorën” punës së re, dështoi me takimet për Vjosa Osmanin
Demokracia
17:55 | 01 Tetor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, qëndroi në Nju Jork në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përkundër kërkesave të saj për takime me presidentë të shteteve tjera, Osmani është injoruar.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, më 4 gusht kishte bërë kërkesë që Osmani të takohej me Presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah Al Sisi, në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, kërkesa e Osmanit nuk është marrë parasysh dhe ajo nuk ka zhvilluar takim me Fattah Al Sisi.

Demokracia.com ka siguruar kërkesën që Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork i kishte bërë Konsullatës së Egjiptit.

Në kërkesën e konsullatës thuhej se Vjosa Osmani-Sadriu do të jetë në Nju Jork nga 19 deri më 27 shtator 2022.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork i shpreh komplimentet e saj Misionit të Përhershëm të Republikës Arabe të Egjiptit në Kombet e Bashkuara dhe ka nderin të përcjellë kërkesën për organizimin e një takimi dypalësh në mes të H.E znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës dhe H.E z. Abdel Fattah Al Sisi, President i Republikës Arabe të Egjiptit, në margjinat e javës së nivelit të lartë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka nderin të informojë më tej se H.E znj. Vjosa Osmani-Sadriu, do të jetë në Nju Jork më datë 19 deri më 27 shtator 2022 dhe do ta vlerësojë shumë caktimin e një takimi të përbashkët”, thuhet në kërkesën e Konsullatës së Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Në Javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, mbajtën shumë pak takime krahasuar me lidershipin e kaluar. Po ashtu, edhe në krahasim me takimet që realizuan politikanët serbë, Osmani e Gërvalla nuk qëndrojnë aspak mirë.

Derisa Osmani e Gërvalla kishin rreth 20 takime bileterale, ministri i jashtëm serb kishte rreth takime, shumica nga të cilave bilaterale.

Po ashtu, Serbia nënshkroi 12 marrëveshje e memorandume, përfshirë edhe atë me Rusinë, e cila prodhoi reagime të shumta.

Liderët e Kosovës takuan kryesisht homologët e tyre evropianë, ndërsa delegacioni serb realizoi takime edhe me përfaqësues politikë të Afrikës, Amerikës Latine e Azisë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme