Doruntina Xhemajli, deri tani asistente e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, është ngritur në pozitë.
Nga asistente e Ismës, ajo është avancuar në zyrtare të lartë për diplomaci publike dhe digjitale, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka siguruar vendimi për avancimin e Xhemajlit.
Duket se Xhemajli është njeri shumë i besuar i Ismës, pasi që edhe kur ai ishte në pushim, detyrat e sekretarit ia ngarkonte asistentes së tij.
Demokracia.com kishte raportuar se Xhemajli në mungesë të Ismës ishte lënë zëvendësuese e tij.
Demokracia.com kishte publikuar një e-mail, në të cilin Isma njoftoi bashkëpunëtorët që gjatë mungesës së tij mund të kontaktojnë me Xhemajlin.
Kujtojmë se në fillim të janarit, Isma i kishte konsumuar dy herë nga gashtë muaj si zëvendësues i sekretarit, sa ia lejon ligji për ushtrimin e detyrës. /Demokracia.com/
Asistentja e U.D. Sekretarit të MPJD-së bëhet zëvendësuese e zëvendësuesit