Lajme
DOKUMENT| ARBK-së i shpërblehet “lufta” me media, ministrja Hajdari i jep 15 mijë euro për rregullimin e zyrave
Demokracia
16:32 | 01 Gusht 2023

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur një tender në vlerë të 15 mijë eurove për rregullin e disa zyrave. Puna më e madhe është paraparë të bëhet në ambientet e ARBK-së.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ditëve të fundit është top lajm në vendin tonë. Jo për ndonjë punë të mirë që e kanë bërë, por për “luftën” që i kanë shpallur mediave, konkretisht Klan Kosovës.

E duket se kjo punë i është “shpërblyer” me rregullimin e zyrave.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozata Hajdari, ka shpallur një tender në vlerë të 15 mijë eurove për rregullimin e disa zyrave, shkruan Demokracia.com.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 14 mijë e 593 euro. Rregullimin e zyrave në ARBK, rregullimin e dy kabinave për sigurimin AMK dhe objektin e MINT si dhe rregullimin e dyerve kryesore në AMK. Data e dhënies së kontratës 26.07.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 26.07.2023 IV.Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Emri zyrtar: ‘Euro Commerc”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit tregohet se çfarë pune do të bëhet nëpër këto zyra.

“Zhvendosja e invertarit te brendshëm, mbulimi i hapësirave adekuate me foli izoluese, pastrimi i zyrës pas përfundimit te punëve si dhe kthimi i inventarit te brendshëm prapë në vendet e caktuara në zyrën ligjore. Demolimi i laminatit të dëmtuar ekzistues me te gjitha shtresat përcjellëse si dhe përgatitja e hapësirës në të cilën parashihet vazhdimi me shtresa tjera për rregullimin e fazave tjera. Bartja e materialit te demoluar te behet deri në vendin e caktuar nga investitori deri në 3km. Demolimi i xhamit me kujdes nga materiali i aluminit dhe xhamit me dim: 127 x 277 dhe bartja e tij deri në vendin e caktuar nga investitori deri në 3km”.

Tutje është treguar se do të vendosen disa xhama, dyer dhe do të behet lyrja sipas kërkesave.

“Furnizimi dhe montimi i dritares nga Alumini i ftohtë me ngjyrë RAL 9006 dhe xham te lameluar 3.1.3 flot nga prodhuesi “Everest” ose te ngjajshem dhe hapje “kiper” ne pjesën e siperme të derës, me dim: 97 x 81 cm sipas projektit. Furnizimi dhe montimi i deres nga materiali i drurit, dera duhet te jete adekuate për vendosjen ne ram alumini me dim: 90 x 205cm. Ngjyra te jete e njëjtë ose e ngjashme sikurse ato te dyerve ekzistuese. Furnizimi dhe montimi i deres nga materiali i drurit, dera duhet te jete adekuate per vendosjen ne ram alumini me dim: 128 x 202cm dy kahshme me hapje 80cm”./Demokracia.com/

Të ngjashme