Lajme
DOKUMENT| Arben Vitia kthehet në ministri me “fshesë në dorë”, i jep rreth 100 mijë euro për pastrim
Demokracia
16:28 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Arben Vitia nga fillimi i kësaj jave ka marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kthimi i tij në këtë institucion për herë të tretë, është bërë pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë muaj më parë. Vitia më t’u kthyer në “shtëpinë e vjetër” ka nis të merret më pastërtinë, duke dhënë një tender prej 110 mijë eurove.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, që tash e pak ditë po drejtohet nga Arben Vitia, do “shkëlqej” çdo gjë.

Për pastrimin e objektit tashmë është dhënë edhe një tender, që peshon jo më pak se 110 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Ky tender, për koincidencë është dhënë kur Vitia ende nuk i ka bërë një javë nga fillimi punës si ministër.

“Pastrimi i hapësirave te objektit të MSH-së”. Vlera e parashikuar e kontratës: 110,000.00. Data e dhënies së kontratës 28.12.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 09.01.2023. Numri i tenderëve të pranuar 7. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata ‘Efa Dienstleistung GmbH – Dega në Kosovë’. Vlera e përgjithshme e kontratës 2674.86 euro”, ndërkaq llogaritur për 36 muaj sa është afati kohor, i bie rreth 100 mijë euro.

Në dosjen e tenderit është treguar se kompania fituese është e obliguar që të bëjë të gjitha llojet e pastrimeve.

Duke filluar nga shportat, tepihët e dritaret. Po ashtu do të bëhet edhe pastrimi dhe dezinfektimi i telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera.

“Zbrazja dhe pastrimi i shportave të letrave dhe shpuzoreve. Fshirja dhe pastrimi i dyshemeve me leckë. Pastrimi i dyshemeve me leckë të lagur. Pastrimi i dyshemeve të drurit me leckë të njomë. Pastrimi i tepihëve me thithëse elektrike, thithëse elektrike pa zhurmë. Pastrimi i pluhurit në të gjitha mobilet, parvazet e dritareve, pajisjet/makinat për zyre dhe ngrohësit. Pastrimi dhe dezinfektimi i telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera. Pastrimi nga pluhuri i dritareve, mureve, orendive nga druri, plafonëve, trupave ndriçues, tablove, dyerve, dritareve. Larja dhe terja e dritareve (të brendshme dhe të jashtme). Larja e tepihëve me shampon. Larja e mureve, dyerve dhe orendive nga druri. Larja e mobilieve. Pastrimi i njollave nga tapiceria e mobilieve. Pastrimi i njollave nga të gjitha muret dhe orenditë e drurit. Pastrimi i njollave në tepihë”, thuhet në sqarimin e dhënë.

Për këtë tender kanë qenë në garë 7 kompani të ndryshme, të cilat e kanë humbur garën për shkak se kanë qenë me çmim me të lartë.

Ministria e Shëndetësisë deri tani ka vazhduar të udhëhiqet me ushtrues detyre, funksion të cilin e ushtron Dafina Gexha-Bunjaku.

Në Qeverinë Kurti deri tash Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr Arben Vitia e Rifat Latifi në më pak se dy vjet qeverisje.

Pasi dështoi në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Arben Vitia është rikthyer në Ministrinë e Shëndetësisë.

Vitia ishte Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti II deri më 1 tetor 2021, kur dha dorëheqje nga ky post dhe njoftoi se do të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai kandidoi për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

DOKUMENT| Arben Vitia shkeli ligjin duke punuar në “Olive”, ishte në konflikt interesi – Demokracia

Pasi humbi zgjedhjet lokale, Vitia në mars filloi punën si menaxher në laboratorin “Olive”. Por, kjo ishte në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, shkruan Demokracia.com.

Neni 18, pika 1 e këtij ligji, thotë se zyrtari i lartë publik nuk ka të drejtë të emërohet apo punësohet në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese në një institucion publik ose privat, në një periudhë deri në 2 vjet, e që para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen apo aktivitetet e tyre./Demokracia.com/.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025