Alternativa për Ndryshim në Preshevë ka kërkuar të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Demokracia.com ka siguruar dokumentin ku shihen vetëm 12 nënshkrimet e para e këshilltarëve të Alternativës për Ndryshim me kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, gjatë së cilës do të diskutohej pika e vetme e rendit të ditës për shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës.
Lajmin për dorëzimin e kërkesës në administratën e Kuvendit komunal të Preshevës, e ka konfirmuar edhe kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi.
Sipas propozuesve të kërkesës, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Preshevës kërkohet të mbahet me datë 11 prill, derisa arsyeja e cekur për propozimin e rendit të ditës është mosfunksionimi i pushtetit lokal dhe për shkak të krizës institucionale. /Demokracia.com/