Lajme
DOKUMENT| Albin Kurti “merakli” i kolltukëve, shpenzon 10 mijë euro për t’i ndërruar mobiliet në zyre
Demokracia
12:00 | 21 Shkurt 2023

Share:

Zyra e Kurtit ka shpallur një tender në vlerë 10 mijë euro, me anë të të cilit do të blihen disa mobilie. Në njoftimin e shpallur është treguar se në zyrën e Albin Kurtit do të vendoset një set (3+2+1), tavolinë dhe karrige.

Zyra e Albin Kurtit në ditët e ardhshme do të jetë më ndryshe. Shefi i qeverisë duket se është edhe “merakli i kolltukëve” dhe ka vendosur t’i ndërrojë të vjetrat me të rejat.

Për blerjen e tyre është shpallur edhe një tender, në të cilin është treguar se janë planifikuar të shpenzohen afro 10 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me Sofa set (3+2+1) sipas specifikimit teknik. Furnizim me tavolinë sipas specifikimit teknik.  Furnizim me karrige lëvizëse sipas specifikimit teknik. Vlera e parashikuar e kontratës 9.990,00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar se do të blihen 20 karriga të ndryshme, një tavolinë e mesit dhe një set me kolltukë.

“Qëllimi i kësaj kontrate: Furnizimi me mobile (set ulësesh 3+2+1, tavolinë dhe karrige lëkure) sipas specifikave të përshkruara ne Aneksin 1..4 Specifikimet e detyrueshme teknike. Duhet të jenë plotësisht në pajtueshmëri me specifikimet teknike të parashtruara në dosje të tenderit. Vendi për ofrimin e furnizimeve është: Objekti i Qeverisë, Zyra e Kryeministrit. Afati i liferimit të mallit nuk duhet të jetë më i gjatë se 7.shtatë ditë kalendarike. Kontrata përfundon 30 ditë pas nënshkrimit të saj”.

Sipas njoftimit të shpallur, afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve: data 24.02.2023. /Demokracia.com/

Të ngjashme