Lajme
DOKUMENT| Alban Hysenit i bëhen bajat karriget e vjetra, jep tender për zëvendësimin e tyre
Demokracia
13:24 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, duket se nuk po i pëlqejnë më karriget e vjetra. Kjo komunë tashmë ka vendosur t’i zëvendësojë ato me të reja.

Ambienti i punës për kryetarin e Gjilanit është vendosur të ndryshohet, duke investuar para nga buxheti i shtetit, shkruan Demokracia.com.

Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Alban Hyseni, ka njoftuar për dhënie të kontratës për “Furnizim me ulëse”.

Kjo komunë ka dhënë kontratë për blerjen e 14 karrigeve të reja statike, të cilat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit, 786 euro.

Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, kontratën për furnizim me karrige e ka fituar kompania “Europrint Group” nga Podujeva.

Këto karrige do të blihen për disa drejtori në këtë komunë.

“Në Komunën e Gjilanit – Në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Zyra për Komunitet Lokale dhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit për Mbrojtje të Mjedisit”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/

Të ngjashme