Lajme
DOKUMENT | Adi Krasta mashtroi artistin Sali Shkupolli, porositi tek ai punime për Festivalin e Këngës dhe nuk i pagoi
Demokracia
19:52 | 29 Tetor 2023

Share:

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, i njohur për afërsinë me Vetëvendosjen, duket që në rrugë e sipër gjatë organizimit të Festivalit të Këngës në RTK, ka mashtruar edhe artistë.

Një prej artistëve të mashtruar nga Krasta është edhe Sali Shkupolli, nga i cili ishin porositur fillimisht çmimet për fituesit.

Në një email që ka siguruar Demokracia.com, Shkupolli e cilëson këtë veprim të Krastës si gjest të ulët të tij, pasi që fillimisht i kishin porositur punimet tek ai, por më pas as që i ishin lajmëruar më.

Shkupolli tregon respektin që kishte për Krastën në të kaluarën, por thotë se nga përvoja e tij 30-vjeçare në biznes nuk i ka ndodhur që klienti të porosis punim, të dakordohet komplet në mirëbesim dhe pastaj të zhduket pa e përfunduar obligimin e tij.

“Nuk ka problem per pagese dhe skeni nevoje me perfundu sepse ndoshta edhe nuk keni mjaftueshem por eshte nje gjest shume i ulet nga ana juaj duke e konsideru qe edhe keni nje status te larte”, i shkruan Shkupolli – Krastës, duke i thënë në fund që bashkëpunimi i dështuar le të shërbejë në ndërgjegjën e tij.

Ky është emaili i plotë i siguruar nga Demokracia.com, që Shkupolli ia ka dërguar Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Adi Krastës, pasi që është ndjerë i mashtruar prej tij:

“Pershendetje Adi, Jam Sali Shkupolli prej nga te cilit i keni porosit cmimet per festivalin e kenges. Po te shkruaj ketu sepse nuk jeni lajmru permes komunikimit me Zana Ramadani. Punimet e cmimeve te punuara nga ana ime kan qene ne kordinim me kerkesat tuaja dhe porosine tende dhe po ashtu te realizuara ne menyre profesionale artistike. Nuk po e kuptoj se pse behet porosia dhe pa paralajmrim apo arsye nderprehet apo refuzohet puna kur nga ana juaj nuk kemi pranu asnje koment per ndryshim apo sugjerim pas fillimit te punes. Cmimet aktuale qe u japen sot ne festivalin e kenges i pash dhe nuk jane te nivelit te njejte me punimet te cilat i kemi diskutu bashk dhe jemi marr vesh per realizim. Une kisha respekt per ju dhe kam pervoje 30 vite ne biznes dhe nuk kom pa rast ku klienti porosit punim dhe dakordohet komplet ne mirebesim por pastaj zhduket dhe nuk e perfundon obligimin e tij. Nuk ka problem per pagese dhe skeni nevoje me perfundu sepse ndoshta edhe nuk keni mjaftueshem por eshte nje gjest shume i ulet nga ana juaj duke e konsideru qe edhe keni nje status te larte. Sa per reference ne attachment i keni fotografite e punimeve te realizuara te vendit te dyte dhe te trete per krahasim nga aktualet te cilat jane sikur te punuara nga nje gift-shop dhe pa vlere artistike. Le te ju sherben ne ndergjegjen tuaj ky bashkepunim i deshtuar”, thuhet në e-mailin e Shkupollit dërguar Krastës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024