Lajme
Dogana zbulon sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia në një automjet
Demokracia
15:33 | 29 Gusht 2023

Share:

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna.

Sipas Doganës, në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Këto mallra janë konfiskuar, derisa ndaj personave të përfshirë kanë filluar procedurat ligjore për kundërvajtje.

“Prishtinë 29 gusht 2023, në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar. Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme