Lajme
Dogana sekuestron 40 mijë euro mallra të kontrabanduara, stimulues seksual
Demokracia
19:48 | 12 Shtator 2023

Share:

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle pa paralajmërim tek 5 subjekte dhe kanë arritë të sekuestrojnë 40.000 euro vlerë të mallrave.

Sipas doganës në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë tek 5 subjekte të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.

“Njesitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar.  Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftim.

 

 

 

 

 

Të ngjashme