Lajme
Dogana sekuestron 3.5 tonë pije joalkoolike të kontrabanduara nga Serbia
Demokracia
10:48 | 10 Gusht 2022

Share:

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë 3600 litra pije joalkoolike kontrabandë. Malli ishte pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Dogana ka arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara.

I gjithë malli është sekuestruar, thuhet më tej në komunikatë.

“Prishtinë 10 gusht 2022. Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani. Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia. Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është: Pije joalkoolike 3600 litra. Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse’, thuhet në njoftimin e doganës së Kosovës.

 

Të ngjashme