Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh, gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura.
1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €.
Mallrat janë sekuestruar, derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi.