Lajme
Dogana parandalon kontrabandimin e 1000 kilogramëve produkte ushqimore
Demokracia
17:15 | 11 Shtator 2022

Share:

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e disa produkteve ushqimore sot.

Oficerët doganorë kanë parandaluar një tentim për kontrabadim në regjionin e Prizrenit.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas egzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë”, njofton Dogana.

“Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme