Lajme
Dogana konfirmon mashtrimin e marketeve, vaji ushqimor sivjet u importua me 1.22-1.45 euro
Demokracia
16:27 | 11 Mars 2022

Share:

Gati trefish më lirë sesa çmimi me të cilin u shit një litër vaj të enjten, ka kushtuar importi i një litre në Kosovë deri tash në vitin 2022, ka konfirmuar Dogana e Kosovës.

Teksa të enjten çmimi i vajit ushqimor arriti në vlerë rekorde prej 3.5 euro në disa dyqane, Dogana ka konfirmuar se në dy muajt e parë të vitit 2022 dhe në ditët e para të marsit, çmimi për një litër vaj të importuar ka qenë në mes të 1.22 euro dhe 1.45 euro.

Edhe më lirë ka qenë çmimi i vajit të importuar vitin e shkuar.

Siç ka njoftuar Dogana e Kosovës, gjatë 2021-s janë importuar 17.7 milionë litra vaj luledielli të përpunuar dhe 5 milionë vaj luledielli të papërpunuar. Vajrat ushqimore në vitin e shkuar janë importuar me çmim prej 1.11 euro në janar dhe 1.44 euro në dhjetor. Për import është paguar tetë për qind TVSH-ja. Vajrat e papërpunuar s’kanë paguar për shkak se konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Ndërkaq sivjet, janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milionë litra vaj i papërpunuar me çmim prej 1.22 euro deri në 1.45.

Pas inspektimeve të enjten në mbrëmje shteti ka mbyllur dy depo në dy supermarkete për shkak të mungesës së dokumentacioneve.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024