Lajme
Dogana inspekton një biznes në Pejë, nuk gjen produkte të kontrabanduara por armë
Demokracia
15:46 | 25 Gusht 2023

Share:

Dogana e Kosovës njoftoi të premten se pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficerët kanë organizuar një operacion kontrolli në një biznes në qytetin e Pejës.

Sipas njoftimit, kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, bëhet e ditur se gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishekë.

“Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës. Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit”, thuhet në komunikatën për media.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve si dhe komunitetit të prodhuesve e tregtisë në përgjithësi.

Të ngjashme