Lajme
Dogana dërgon staf shtesë në Janinjë e Bërnjak pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë
Demokracia
13:00 | 12 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve të Doganës, nëntë serbë e dy boshnjakë.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Po, është dërguar staf shtesë dhe janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë Stavileci .

Dorëheqjet e këtyre zyrtarëve kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, Policia, gjykatat dhe prokuroritë./Demokracia.com/

Të ngjashme