Lajme
Dodiku mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës, i reagon ashpër Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për BeH
Demokracia
17:29 | 06 Prill 2023

Share:

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinë, Christian Schimdt, dënoi ashpër mohimin e gjenocidit të Srebrenicës nga ana e Presidentit të “Republika Srpska”-së, ultranacionalistit serb, Milorad Dodik.

“Në shoqëritë e qytetëruara nuk ka vend për madhërim të kriminelëve të luftës dhe mohim të gjenocidit”, ka thënë Schmidt siç u njoftua në Twitter-in e Zyrës së Përfaqësusesit të Lartë. Kjo pasi sërish Dodik mohoi të ketë pasur gjenocid në Srebrenicë.

Schmidt ka thënë se “vetëm përmes një qasje të sinqertë, të vërtetë dhe të përgjegjshme ndaj ngjarjeve të së kaluarës mund të sigurojë një të ardhme me mirëkuptim dhe me prosperitet të përgjithshëm”.

Schimdt rikujtoi se sipas Kodit Penal të BeH-së, mohimi i gjenocidit të kryer në vitit 1995 në Srebrenicë është vepër penale.

Duke komentuar deklaratën e liderit të Partisë për Veprim Demokratik, Bakir Izetbegoviq, se RS është një “krijim gjenocidal” dhe se udhëheqja e saj e kohës së luftës ka kryer një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, Dodik tha dje se kjo tregon pakënaqësinë e Izetbegoviqit me pozicionin e vet dhe pozicionin në të cilin u gjend SDA e tij.

Të ngjashme