Lajme
Dodiku eskalon: Bashkëjetesa me myslimanët është e pamundur
Demokracia
12:07 | 15 Qershor 2024

Share:

Milorad Dodik, president i entitetit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, ka dhënë një intervistë për mediumin e njohur“The Jerusalem Post”, në të cilin ka folur për situatën në Bosnje.

Gjatë kësaj interviste, Dodik ka bërë një pretendim absolutisht të rëndë.

Sipas tij, bashkëjetesa me myslimanët në Bosnje është i pamundur.

“Ata nuk më pëlqejnë në Perëndim, sepse unë e them atë çka mendoj në mënyrë direkte. Por nëse kthejmë kokën pas në histori, nuk ka pasur kurrë një bashkëjetesë paqësore mes palestinezëve dhe hebrenjve, në të njëjtën mënyrë që bashkëjetesa nuk është e mundur këtu, në Bosnje dhe Hercegovinë, midis myslimanëve dhe serbëve” – tha ai.

Të ngjashme