Lajme
Dodik planifikon të takohet me Lavrov dhe Putin
Demokracia
12:46 | 06 Qershor 2022

Share:

Lideri serb në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, planifikon të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, të martën në Beograd dhe me presidentin Vladimir Putin më 17 qershor në Moskë.

“Kjo mund të provokoi disa njerëz në perëndim, por çfarë mund të bëjë. Detyra ime është të ofroj stabilitet për njerëzit e mi”, tha Dodik në një fjalim të shkurtër, të ndërprerë nga duartrokitjet, shkruan Euractiv, përcjellë Demokracia.com.

Dodik të cilit administrata e SHBA-së e sanksionoi për uljen e përpjekjeve për paqe dhe ligjin e drejtësisë është një mbështetës i Moskës dhe ka refuzuar të aprovojë hyrjen e Bosnje e Hercegovinës në sanksionet ndërkombëtare.

Ai vazhdimisht ka bërë kërcënime gjatë dekadës së kaluar që të largojë Republikën Boshnjake Serbe jashtë Bosnje Hercegovinës dhe kohën e fundit ka bërë thirrje për ndarje paqësore të Bosnje Hercegovinës. /Demokracia.com/

Të ngjashme