Lajme
Dodik përmes ‘gojës’ së propagandës ruse: Duhet një Serbi e madhe me Kosovën e Malin e Zi në të
Demokracia
17:04 | 28 Tetor 2023

Share:

Kreu i serbëve të Bosnjës i sanksionuar nga SHBA-ja, Milloard Dodik, në një intervistë për shërbimin e propagandës ruse “Sputnik”, shërbim ky që është i ndaluar në Bashkim Evropian, ka thënë se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet”, duke pretenduar se kjo mund të bëhet “me masa politike, jo me luftë”.

Dodik ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që siç pretendon ai, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”

Sipas tij, zgjidhja e vetme është bashkim i “Republika Srpskas”, Mali i Zi dhe Kosova të bashkohen në atë qe e quan “Serbia e madhe”.

“Zgjidhja e vetme është Republika Srpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova , natyrisht, dhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i takon”, ka thënë Dodik./jutarnji.hr.

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024