Lajme
Dodik pas fjalimit në tubimin e Vuçiqit, tregon se çka foli me Putinin në Moskë
Demokracia
13:26 | 27 Maj 2023

Share:

Presidenti i entitetit të Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, mbajti sot një konferencë për shtyp ku foli për vizitën në Rusi.

Me atë rast ai u mburr se kishte folur më shumë se një orë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton klix.ba.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme. Kam pasur rastin ta prezantoj Putinin me sjelljen dekadente të Perëndimit në lidhje me një njeri që nuk është zgjedhur ligjërisht si përfaqësues i lartë”, tha ai.

I sanksionuari i SHBA-së, shtoi se ka diskutuar edhe me liderin rus se si do të sillet Rusia në lidhje me mundësinë që Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt t’i imponojë zgjidhje të caktuara këtij subjekti në lidhje me pronën shtetërore.

“Unë thashë se është një mur për ne. Ka dy mënyra – njëra është të zhdukemi dhe të pushojmë së ekzistuari, dhe tjetra është të ruajmë pavarësinë tonë. Duhet të them se përgjigja që kam marrë është vërtet inkurajuese. Putini e kupton situatën dhe RS nuk do të mbetet vetëm”, theksoi Dodik.

Ai arriti në përfundimin se Rusia gjithmonë do ta dëgjojë zërin e RS dhe “foli qartë për abuzimet e kryera nga përfaqësues të lartë në mënyrë të vazhdueshme”.

Ndryshe, Dodik gjatë mbrëmjes së kaluar ka mbajtur një fjalim në tubimin e thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme