Lajme
“Do vdesim urie” makinerinë ruse të luftës, vendet e G7 njoftojnë sanksione të reja
Demokracia
14:34 | 19 Maj 2023

Share:

Liderët e vendeve të G-7 u dakordësuan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës, siç thanë për të “lënë të vdesë urie”, makinerinë e luftës në Rusi.

Në deklaratën e përbashkët të 7 të mëdhenjve të botës thuhet se për të reduktuar të ardhurat e Rusisë, do të vihet në shënjestër edhe eksporti I diamanteve.

“Do të punojmë në kontakt të ngushtë për të kufizuar tregtimin dhe përdorimin e diamanteve të nxjerrë, përpunuar apo prodhuar në rusi”, pohojnë liderët e g7-s të mbledhur në Hiroshima të Japonisë.

Ata i bënë thirrje Rusisë t’i japë fund agresionit në Ukrainë dhe të tërheqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake.

Nuk vonoi reagimi i Moskës, me Presidentin Putin që tha se pavarësisht sanksioneve të perëndimit rusia mbetet lider në tregun e armëve dhe pajisjeve ushtarake në botë.

Në samit pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Volodimir Zelenski , edhe pse ka paqartësi nëse do të jetë ose jo fizikisht i pranishëm.

Fillimisht u tha se numri një i Kievit mund të udhëtojë në Japoni, por këshilli kombëtar i sigurisë deklaroi më vonë se Zelenski do të flasë me video-lidhje. Presidenti ukrainas gjendet aktualisht në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në samitin e Ligës Arabe.

Të ngjashme