Lajme
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet deri të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ”, Oda e Përmbaruesve Privat i reagon ministres Haxhiu
Demokracia
19:38 | 13 Prill 2022

Share:

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës i ka reaguar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas nënshkrimit të udhëzim administrativ për t’i ulur për rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook ata shkruajnë se nga kjo Odë nuk do t’i pranojnë shantazhet politike dhe ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Tutje shtohet se nuk do të pranohet as “shfrytëzimi i përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar”.

“Oda e Përmbaruesve të Kosovës është shumë e shqetësuar për zhvillimet e djeshme lidhur me profesionin e përmbarimit! Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar!”, shkruhet në reagim.

Oda e Përmbaruesve të Privat Kosovës ka njoftuar se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme për shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ.

“Oda do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme dersia të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, siç është publikuar dje nga Ministria e Drejtësisë, ashtu që të rikthehet pavarësia e profesionit, të ri-sigurohet integriteti i përmbaruesit, dhe të shmangen keqkuptimet ose keqpërdorimet e profesionit për fushata politike!”, shkruhet tutje.

Të ngjashme