Ish-ambasadori britanik në Rusi, Roderic Lyne, ka paralajmëruar luftime të rënda edhe gjatë javëve në vazhdim.
Lyne për Sky News ka thënë se Putin veç se e ka humbur luftën në Ukrainë, dhe për këtë, po tenton të ndryshojë taktikën, përcjell Demokracia.com.
“Ata kanë emëruar një gjeneral të ri me një histori mjaft të egër në Siri për të tentuar të paktën të fitojë një territor në Donetsk. Pra, ajo me të cilën ne do të përballemi janë disa javë të tjera luftimesh shumë të rënda në jug dhe lindje të Ukrainës derisa të arrihet një formë e bllokimit ushtarak”, ka thënë ai.
Vlen të përmendet se pavarësisht paralajmërimeve për tërheqje, Rusia këto ditë ka kryer mijëra vrasje në Ukrainë, përcjell Demokracia.com.
Bucha është një prej qyteteve ku tani Rusia dyshohet se ka kryer masakër dhe gjenocid, gjë për të cilën po përballet sërish me sanksione, të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka quajtur të pamjaftueshme.
Ukraina në anën tjetër, ka deklaruar se kanë vrarë rreth 19 mijë trupa të personelit ushtarak rus./Demokracia.com/