Futbollisti ukrainas i Evertonit, Vitalii Mykolonko e ka “sulmuar” ashpër me fjalë lojtari rus, Artem Dzyuba për shkak të sulmeve ruse në territorin e Ukrainës tash e gjashtë ditë.
Mykolenko i është drejtuar llogarisë së tij në Instagram duke e goditur rusin, Dzyuba me fjalë të rënda, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti ukrainas ka shkruar se Dzyuba me rusët do të kalojnë pjesën tjetër të jetës në “birucë”.
“Je i heshtur, i kripur, me shokët e skuadrës. Në Ukrainë po vriten civilë paqësorë. Do të mbylleni në birucë për pjesën tjetër të jetës tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Dhe Do të isha i kënaqur”, ka shkruar ukrainasi në Instagram.
Për shkak se Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë tash e disa ditë, rusët e kanë pësuar keq edhe në sport.
FIFA dhe UEFA mbrëmë morën vendim të përjashtojnë kombëtaren dhe klubet ruse nga të gjitha kompeticionet. /Demokracia.com/