Lajme
“Do të kapi për fyti”, dalin incizimet ku këngëtarja Besiana Mehmedi përplaset me studentin
Demokracia
09:11 | 14 Prill 2022

Share:

Disa ditë më parë në Universitetin e Tetovës ka ndodhur një përplasje mes profesoreshës Besiana Mehmedi dhe një studenti, madje në lidhje me këtë është publikuar edhe një video incizim.

Në këtë video dëgjohet se Mehmedi debaton me Ardin, student, derisa i kërkon edhe të largohet nga salla.

Mirëpo, ‘drama’ nuk përfundon me kaq, pasi edhe jashtë sallës vazhdojnë të bërtiturat.

“Do të kap për fyti… Dil përjashta”, i thotë Mehmedi Ardit.

Pas kësaj ndodhie, Dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me profesor tjetër.

Të ngjashme