Lajme
“Do të ishte e tmerrshme”: Kryeministri Rama paralajmëron se veriun e Kosovës mund ta marrin në dorë “trupa të huaja”
Demokracia
12:51 | 08 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një paralajmërim të frikshëm në adresimin e sotëm ku tregoi se kishte dërguar një draft të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar të paktën në dy raste gjatë këtij adresimi për medie, se Kosova mund të humbte sovranitetin në veri të vendit.

“… mund të sjelli pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke filluar nga pasoja e rritjes së numrit të trupave në Kosovë. Që do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës, për shembull. Ose gjë që do të thotë, humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave të huaja që do të ishte një gjë e tmerrshme.” – tha Rama.

Ai e përmendi një gjë të tillë sërish, duke i thënë këto fjalë:

“Nëse trupat e huaja e marrin nën kontroll veriun, kjo çështje mund të kthehet në tavolinë kush e di pas sa vitesh”.

Të ngjashme