Lajme
“Do ta sjellim ligjin për sigurimin e jetës”, çka premtonte Kurti që s’e realizoi për policinë?
Demokracia
19:31 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Më 9 dhjetor, Policia e Kosovës protestoi për herë të dytë para qeverisë së Kosovë. Gjatë protestës, u parashtruan 14 kërkesa të cilat presin t’u plotësohen nga ekzekutivi në një afat kohor optimal. Protestat e Policisë së Kosovës shënuan një ngjarje të paprecedentë në historinë e shtetndërtimit të Kosovës. Vetëm katër vite më parë, pikërisht më 3 shtator 2019, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asokohe lider i opozitës, premtoi “sigurimin e jetës” për policët.

Lidhur me atë se çfarë kishte premtuar atëherë për policinë, një video e tij Pressing të T7 është bërë virale në rrjetin social, TikTok.

Në pyetjen e Berat Buzhalës, gazetar, se pse duhet një polic ta votonte, Kurti kishte dhënë një deklaratë premtuese për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Ne do ta sjellim ligjin për sigurimin e jetës dhe jo vetëm për policët por edhe për zjarrëfikësit, dhe të gjithë ata që bëjnë punë ku i’u rrezikohet jeta”, kishte premtuar Kurti gjatë fushatës zgjedhore në 2019, shkruan Nacionale.

Në videon të shndërruar në virale tashmë, ai shihet teksa pyetet nga drejtuesi i emisionit Pressing, Leonard Kerquki edhe për xhipat e zinjë të Qevrisë.

Kurti opozitar edhe në këtë rast kishte fjalë të mëdha.

“Nuk na duhen, vetëm nëse do të shkosh në Bjeshkë me xhipa, por nuk e di se kanë punë të tilla, edhe unë besoj që duhet të fillojnë t’i përdorin makinat e tyre, qoftë në transportin publik. Nuk është e thanë që çdo zyrtar të ketë makinë të tij, shteti i Kosovës ka shumë vetura”, tha Kurti.

Vetëm 4 vite më pas, Zyra e Kryeministrit do t’i bashkonte Pjesëtarët e Njësisë Speciale Interveneuse dhe Albin Kurtin, tash kryeministër, për të diskutuar rreth kërkesave të Policisë lidhur me kushtet e punës.

Në këtë takim jo vetëm që nuk u arrit marrëveshje, por siç raportoi Albanian Post, Kurti citohet t’u ketë thënë pjesëtarëve të kësaj njësie se nuk mund t’i plotësojë kërkesat e tyre sepse “nuk mund të dorëzohem para jush”.

Protesa e Policisë

Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës të shtunën ka dal për herë të dytë para Qeverisë së Kosovës duke protestuar dhe duke kërkuar kushte më të mira për Policinë e Kosovës. Protestës së fundme i është bashkuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Gjatë protestës, policët deklaruan se kishin bërë kërkesa verbale e me shkrim në adresë të qeverisë por s’pranuan asnjë përgjigje.

14 kërkesat e Policisë së Kosovës:

– Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

– Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rezikshmëri

– Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

– Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare të jetë i njëjtë me Ligjin për FSK’në

– Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

– Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detuyrës zyrtarë, kërkojnë që të krijohet nmjë fond apo caktimi I një shume apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit.

– Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

– Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

– Pagesa e udhëtimit tëe atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë

– Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit. Këtë e bazojmë në vendimin juridik të Gjykatës Supreme.

– Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë dhe poashtu njohja e kualifikimit shkollor

– Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

– Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

– Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si pshs shkollimi I fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë.

Të ngjashme