Sport
“Do ta bëjmë të ndryshojë mendje”, plas keq në Paris – ultrasit e PSG kundër trajnerit të ri
Demokracia
15:55 | 09 Korrik 2022

Share:

Christophe Galtier prej ditësh është emëruar si trajneri i PSG. 55-vjeçari ndodhet prej disa ditësh në Paris, por aventura e tij duket se nuk ka nisur mirë.

Gjatë prezantimit të tij, përveç që foli për Mbappe, Neymar apo dualizmin mes Navas dhe Donnarumma, ai foli edhe për tifozët. Një fjali e thënë nga trajneri krijoi jo pak diskutime.

Trajneri, në fakt, nënvizoi se “në Parc des Princes nuk ka mbështetje të zjarrtë”, njoftojnë mediat franceze.

Fjalë që nuk u pëlqyen nga tifozët e PSG. Këtë e ka bërë të ditur edhe Romain Mabille, i cili është kreu i ultrasve. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Le Parisien.

“Galtier nuk mund të anashkalojë peshën e fjalëve të tij, të kota dhe ofenduese. Do ta bëjmë të ndryshojë mendje, sa keq që prishi gjithçka”.

Fjalë fyese sigurisht, por presidenti i Collectif Ultras Paris nuk do që ta fillojnë me këmbën e gabuar dhe arrin në përfundimin se ai është i hapur për diskutim./Demokracia.com/

Të ngjashme