Florian Marku ka konfirmuar mbrëmë (e diel) se kundërshtar i radhës për të do të jetë boksieri britanik, Jorick Luisetto.
Marku dhe Luisetto do të përballen me 20 nëntor në stadiumin “Wembley” në Londër, shkruan Demokracia.com.
Ndërsa të hënën (sot), Marku përmes një video i ka dërguar disa fjalë paralajmëruese kundërshtarit të radhës.
Ndër të tjera, boksieri shqiptar i ka thënë britanikut se “do të shohë bomba në kokën e tij”.
“Do ta shohësh më 20 nëntor çfarë luftëtari unë jam. Do të shohësh “bomba” duke ardhur në kokën tuaj. Do të shohësh një “kafshë” më ndryshe”.
“Je përballur me shumë kundërshtar në karrierën tuaj, por asnjë sikurse unë. Do ta shohësh”, tha Marku në videon e publikuar në Facebook.
Ndryshe, Marku do të tentojë të mbrojë titullin e IBF. /Demokracia.com