Lajme
“Do e pushtojmë Rafahun edhe po të arrijmë marrëveshjen me Hamas”, Netanyahu shpërfill presionin e Biden
Demokracia
21:55 | 30 Prill 2024

Share:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se Izraeli do të pushtojë Rafahun, edhe nëse Hamasi bie dakord me propozimin e fundit izraelit për armëpushim.

“Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet e saj është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu, në një takim me të afërmit e pengjeve të cilët mbahen nga grupimi militant palestinez Hamas.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje – me ose pa marrëveshje, në mënyrë që të arrijmë fitoren totale”, theksoi Netanyahu.

Familjet e pengjeve i kërkuan Netanyahut që të “refuzojë presionin ndërkombëtar” për të ndalur luftën në Gaza.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se një pushtim i Rafahut do të ishte një “vijë e kuqe”, megjithëse Netanyahu u zotua se do ta sfidonte ultimatumin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme