Lajme
DnV kërkon t’iu garantohet partive lëvizja e lirë për të bërë fushatë, në tërë Kosovën
Demokracia
13:57 | 02 Shkurt 2021

Share:

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), po kërkon t’iu garantohet të gjitha subjekteve politike lëvizja e lirë në gjithë territorin e Kosovës, për të bërë fushatë.

Duke i dënuar incidentet e ditëve të fundit në Mitrovicë të Veriut dhe Skenderaj, Eugen Cakolli nga DnV tha se të njejtat janë të papranueshme.

Cakolli përmes një konference për media shpalosi edhe planin për monitorimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ka angazhuar 16 vëzhgues afatgjatë dhe dy vëzhgues në pjesën veriore. DnV do të mbulojë të gjitha aktivitetet e partive politike në teren dhe media e rrjete sociale”, tha ai.

Krahas kësaj, Cakolli tha se KQZ-ja ka dështuar të përmbyllë me kohë aplikimin e votuesve nga jashtë./Demokracia

Të ngjashme