Lajme
DnV dënon gjuhën linçuese
Demokracia
11:51 | 23 Janar 2021

Share:

Demokracia në Veprim dënon gjuhën linçuese ndaj kryetares së Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ismet Kryeziu nga DnV në një konferencë për media të shtunën ka kritikuar partitë politikë për fillim e parakohshëm të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ka theksuar se partitë politikë duhet të ndjekin procedurat për certifikim.

Kryeziu ka bërë thirrje partive politike që edhe kandidatët e tyre t’i bëjnë publike financat.

“Partitë politike kanë filluar me programin zgjedhor para fushatës. Këto të fundit kanë thyer rregullat e caktuara nga institucionet përgjegjëse në raport me COVID19. U bëjmë thirrje partive politike që të respektojnë rregullat. Bëjmë thirrje që partitë politike t’i bëjnë publike financat, edhe kandidatët e tyre. Shpenzimet e tyre duhet të jenë sipas asaj 50 cent për votues. Bëjmë thirrje që subjektet politike të mos keqpërdorin shërbyesin civil. Kemi parë edhe presionin ndaj KQZ-së, me ç’rast dënojmë ashpër linçimin që i është bërë z. Valdete Daka. U bëjmë thirrje partive politike që të ndjekin procedurat për certifikim”, tha ai, shkruan Kosovapess, përcjell Demokracia.com

Ai u bëri thirrje edhe kandidatëve për deputetë që të mos mbajnë takime me qytetarë nëpër shkolla, nëpër oda apo kudo tjetër ku rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.

Kryeziu përmendi përfaqësimin gjinor në një subjekt politik.

“Është mirë që një subjekt politik ka arritur që të ketë në listën e saj mbi 37 përqind të përfaqësuar gjininë femërore në listën e tyre”, tha ai.

Në këto zgjedhje të parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt, DnV raporton se do t’i ketë 16 vëzhgues të cilët do të monitorojnë mediat, televizionet kombëtare dhe portalet./Demokracia.com

Të ngjashme