Vendlindja e DMX, Yonkers, New York, do të nderojë reperin e ndjerë duke i vendosur emrin e tij një rruge apo statuje.
Reperi 50-vjeçar vdiq më 9 prill, pas një mbidoze të drogës dhe sulmit në zemër. Ai kaloi disa ditë në spital, por gjendja e tij nuk u përmirësua.
Pas vdekjes së tij, vendlindja e reperit të ‘X Gon Give It To Ya’, Yonkers ka thënë se ata do t’i vendosin një rruge emrin e tij, ose do të ngrenë një statujë për të kujtuar atë.
Kryebashkiaku i Yonkers, Mike Spano bëri homazhe për DMX, në Twitter. Ai shkroi, ‘Sot qyteti ynë mban zi për humbjen e një ikone muzikore dhe dikë që mbështeti gjithmonë Yonkers – qytetin që ai e donte.’
Gjatë karrierës së tij, reperi i ndjerë lansoi shtatë albume, shumë prej të cilëve vazhduan të certifikoheshin si ari dhe platin. /Demokracia.com/