Lajme
Djegia e nxënësve në “Faik Konica”| Mjeku kujdestar: Gjendja e tyre është stabile, njëri ka djegie shumë serioze
Demokracia
12:53 | 18 Prill 2023
Arkiv

Share:

Gjendja e dy nxënësve të lënduar mëngjesin e sotëm nga energjia elektrike është stabile ndonëse njëri prej tyre, ka djegie serioze.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar Ejup Govori për Demokracia.com i cili tha se njëri prej nxënësve ka pësuar djegie në duar ndërsa tjetri në duar, në regjionin femural dhe jo vetëm.

Govori tha se njëri nga nxënësit e lënduar është dërguar në sallën e operimit, ndërsa tjetrit u janë mjekuar plagët dhe është duke marrë ende trajtim.

“Tek njëri prej tyre është më lehtë, në shuplakën e djathtë, në djegie të shkallës së dytë, dy A dhe dy B, dhe është përpunuar plaga nga kirurgu plastik, pas një observimi është pranuar në kirurgjinë plastike për tretman…Tjetri i vitit 2008, janë sjellë rreth orës 11, ka djegie shumë serioze, në disa regjione, në dy shuplaka të dorës, në regjionin femural në të dy anët, në njërën anë ka shkallë shumë të rëndë… ka shkaktuar vdekje të indit, të qelizave të atij regjionit, po ashtu djegie të sipërfaqes së anës së djathtë të shpinës”, ka deklaruar ai për Demokracia.com.

Dy nxënësit, të dy 15-vjeçar, janë lënduar nga energjia elektrike në shkollën “Faik Konica”, të martën./Demokracia.com/

Të ngjashme