Lajme
Djegia e autoblindës së FSK-së, Policia jep detaje
Demokracia
16:27 | 09 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të premte duke krijuar kolona të gjata të veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym”, ka thënë ai, duke shtuar se policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje.

Nga rasti bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar./Demokracia.com/

LEXO EDHE :

Digjet autoblinda e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Të ngjashme