Hassani, një djalë 11-vjeçar i cili ka udhëtuar gati 1000 kilometra nga Ukraina juglindore deri në kufirin Sllovak i vetëm, tani është në Bratislavë, ku ka takuar vëllezërit e motrat e tij.
“Isha e vështirë për mua të lija nënën time, por i thashë se isha i sigurt se gjithçka do të ishte mirë”, tha djali për CNN, transmeton Demokracia.com.
“Isha shumë i frikësuar”
Udhëtimi nuk ishte i lehtë sepse të gjithë ishin nervozë për luftën, thotë ai. U deshën katër ditë për të udhëtuar.
“Isha shumë i frikësuar. Doja të qaja, sepse ishte hera e parë që nuk isha me mamin. Më duhej të largohesha prej saj”, tha ai. Në ndarje ajo i uroi fat dhe i tha të mos jetë i trishtuar.
Nëna e djalit, Júlia Pisecká thotë se duhej të qëndronte në Zaporizhia për t’u kujdesur për nënën e saj të palëvizshme.
“Unë nuk qava, por doja shumë”
Ai kishte një numër celulari të shkruar me një stilolaps. Ai gjithashtu mbante një pasaportë dhe pak para. Gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me nënën e tij, por edhe me vëllezërit dhe motrat e tij, që ndodheshin në Bratislavë.
Më vonë, edhe nëna e tij arriti të shkonte në Sllovaki, ku e prisnin pesë fëmijët e saj. Kjo nuk është hera e parë që familjet ikin nga lufta. Ndërsa Hassani ishte foshnjë, familja u largua nga Siria.
“Unë nuk qava, por doja shumë,” tha ai. /Demokracia.com/