Kuriozitete
Një person udhëton nga Britania e Madhe në Itali vetëm për të blerë pica
Demokracia
14:36 | 03 Shkurt 2023

Share:

Një djalë në Britaninë e Madhe fluturoi për në Itali dhe bleu një picë me një kosto më të ulët se sa do t’i duhej për një porosi në vendlindjen e tij.

I riu, Callum Ryan, vuri re se tarifa e dorëzimit të një porosie të Domino’s Pizza në shtëpinë e tij ishte shumë e lartë.

Pas kësaj, ai sfidoi veten që të shkonte fizikisht në një dyqan picash në Itali për të shijuar pjatën.

Përmes një video të postuar në Instagram, ai tregoi se çmimi i Pizza Domino ishte 19,99 £, ndërsa e bleu për 17,72 £.

Video përfundimisht rrëmbeu shumë komente interesante, pasi kishte njerëz që e konsideronin “të çmendur”, ndërsa të tjerë që e përkrahnin pasi Napoli është atdheu i picës./abcnews.al

Të ngjashme