Lajme
Djali raporton zhdukjen e babait në Gjilan, Policia jep detaje
Demokracia
12:05 | 29 Qershor 2024

Share:

Një burrë nga Gjilani ka raportuar në Polici se babai i tij ka dalë nga shtëpia mëngjesin e  27 qershorit dhe se që nga ajo kohë,  nuk dihet vendndodhja e tij.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme