Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi i njëjti kanosur me armë nga djali i tij.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë rreth orës 01.00.
“Istog 02.05.2022 – 01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur me armë nga djali i tij. I dyshuari është paraqitur në stacion policor, ka dorëzuar armën shkrepëse dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.