Lajme
Djali i Thaçit ngushëllon familjen e Turan Rusit, filantropit të njohur shqiptaro-amerikan që ndërroi jetë ditë më parë
Demokracia
16:43 | 22 Janar 2023

Share:

Ka vdekur afaristi i njohur shqiptaro-amerikan, Turan Rusi, i cili me prejardhje është nga Mali i Zi.

Familja e tij janë të njohur për lidhjet e forta me trojet shqiptare, ku shpeshherë me projekte të ndryshme investime kanë punësuar me qindra shqiptarë.

Ngushëllime familjes Rusi, me një foto të të ndjerit së bashku me babanë e tij, i ka shprehur edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

“Ngushëllime të sinqerta axhit Sal dhe tërë familjes Rusi për vdekjen e babait z. Turan Rusi. Babai im dhe tërë familja Thaçi kemi respekt të jashtëzakonshëm për punën dhe atdhedashurinë që kjo familje ka dëshmuar jo vetëm në troje shqiptare por në tri kontinente për shumë dekada. U prehtë në paqe!”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.

Bamirësi i njohur, afaristi shqiptaro-amerikan Turan Rusi, ka ndërruar jetë ditë më parë,

Trupi i tij tani pushon në varrezat Moravianem në Richmond Road, Staten Island, NY 10306.

Të ngjashme