Lajme
Djali i Thaçit i uron ditëlindjen babait pranë gjyshërve në Burojë: Uroj të kthehesh sa më shpejtë në mesin tonë
Demokracia
16:18 | 24 Prill 2022

Share:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbushur 54 vjet.

Djali i tij, Endriti, e ka uruar babanë e tij përmes një postimi në Instagram.

“Babi, Çdo ditë e jetë tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty”, ka shkruar ai.

Endrit Thaçi ka uruar që babai i tij të kthehet sa më shpejtë në mesin e familjes.

Të ngjashme